Telegrafi

‘Freestyle’ me tekst eksplicit kushtuar Feros, BimBimma: Njerëzit nuk të njohin për muzikë por për ‘budallaki’

BimBimma (Foto: Instagram/nrbim)

Pothuajse për një javë të tërë në faqet rozë kanë qenë pranishëm emri i dy reperëve të njohur të estradës shqiptare.

Bëhet fjalë për artistët BimBimma dhe Fero, të cilët nuk e kanë ndërmend të ndalen me replikat kundrejt njëri-tjetrit.

Pasi krijuesi i hitit “Zani i Skamjes” pranoi ftesën për ‘betejën e hip-hopit’, tashmë ka ardhur me një ‘freestyle’ të veçantë.

Me një tekst eksplicit, BimBimma i është drejtuar Feros, duke ironizuar e ofenduar reperin përmes vargjeve.

Lexo po ashtu BimBimma pranon ftesën për 'betejë' në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, nuk shfaqet Fero

Në mesin e tyre ai thotë re artisti me prejardhje nga Gjilani është i njohur vetëm për komedi dhe jo për muzikë.

Krejt në fund të repturës, ai i ka kushtuar edhe një nënshkrim në librin e tij “Poezi”, por sipas reperit Fero ndonëse nuk di as shkrim apo lexim.

Videoja ka marrë përmasa të mëdha, duke u komentuar e dëgjuar nga fansa të shumtë. /Telegrafi/