Site icon Telegrafi

Fred realizoi het-trikun e parë në karrierë, Mourinho e fton tek bankina brazilianin

Ishte një e diel e mrekullueshme për ish-dyshen e Manchester United, Jose Mourinho dhe Fred, pasi Fenerbahce siguroi një fitore dominuese 5-0.

Mourinho, i cili iu bashkua klubit turk këtë verë me qëllimin për të fituar ligën, u ribashkua me mesfushorin brazilian Fred, një lojtar që e transferoi te Man United në sezonin e tij të fundit në klub.

Fred, duke bërë fillimin e tij të parë të sezonit në Super Ligën Turke, vërtetoi shpejt vlerën e tij.

31-vjeçari i befasoi të gjithë duke shënuar het-trikun e parë në karrierë në fitoren ndaj Caykur Rizespor.

Braziliani ishte i buzëqeshur pas hat-trick-ut të tij dhe ndau një të qeshur me Mourinhon në bankinë pasi u zëvendësua në minutën e 81-të.

Fred hapi rezultatin me një goditje nga distanca në këndin e poshtëm pas 15 minutash.

Në pjesën e dytë, ai realizoi një gol të dytë, duke shfrytëzuar një pasim të ish-yllit të Newcastle, Allan Saint-Maximin dhe duke gjuajtur në këndin e epërm.

Vetëm katër minuta më vonë, ai përfundoi hat-trikun e tij, duke realizuar me këmbën e majtë. /Telegrafi/

Exit mobile version