Pas inaugurimit të Hashim Thaçit për president të Kosovës, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka postuar një poezi në profilin e tij në Facebook. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Unë biri yt Kosovë.
t’i njoh dëshirat e heshtura,
prandaj t’i vras pa ngrehur krye.
T’i njoh ëndërrat, erërat e fjetura me shekuj
dhe gjithmonë kam frikë prej tyre.
T’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i shtoj vuajtjet, zvogëlojë gëzimet, ndjell vdekjet.
Më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë
Më shumë se kushdo tjetër t’vjedh, Kosovë
Më shpejt se kushdo tjetër t’vras, Kosovë.
Unë biri yt.
Presidenti yt.” (sic.). /Telegrafi/
Unë biri yt Kosovë.t’i njoh dëshirat e heshtura,prandaj t’i vras pa ngrehur krye.T’i njoh ëndërrat, erërat e fjetura…
Posted by Frashër Krasniqi on Saturday, April 9, 2016