Site icon Telegrafi

Frashër Krasniqi: Ramush Haradinaj e bleu titullin “Misionar i Paqes”

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kandidati për deputetë nga ky subjekt, Frashër Krasniqi ka thënë se kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj i cili sot mori titullin “Misionar i Paqes”, është duke e mashtruar popullin.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se organizata që sot e dekoroi Ramush Haradinajn, është organizatë mashturese që i shet për 7000 euro, titujt si “Diplomat i OKB”, “Konsull nderi” dhe “Misionar i Paqes”.

Postimi i plotë:

Sipas hulumtimit të emisionit të njohur Italian “Strisca la notizia”, organizata që sot e dekoroi Ramush Haradinajn, është organizatë mashturese që i shet për 7000 euro, titujt si “Diplomat i OKB”, “Konsull nderi” dhe “Misionar i Paqes”.
Aq keq i ka punët koalicioni i krimit sa që shpresën e kanë tek blerja e dekoratave!
Ramush, dekoratat nuk t’bëjnë më të menqur. Dil në debat tregoje “zgjuarsinë” tënd. /Telegrafi/

Exit mobile version