Telegrafi

Frashër Krasniqi: LDK ta mbyllë gojën!

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi që kjo e fundit reagoi ndaj zgjedhjes së Kadri Veselit, kryeparlamentar.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK-ja është mirë të mos flasë, pasi që sipas tij kur ishte koha që të mos e lejonin ardhjen në pushtet të “Prontos”, Mustafa ishte i zënë duke shpifur ndaj VV-së.

Postimi i plotë:

Hiç mos le të flasë LDK gjoja me mllef kundër zgjedhjes së Veselit.
Tash e 10 vite, çdo qeverisje të PDK-së e ka mundësuar vetë LDK-ja. Pa e përjashtuar këtë të fundit.
Kur u dashke me u bë bashkë për mos me e lënë edhe njëherë Pronton në pushtet, Isa ishte i zënë duke vajtuar e shpifur kundër VV.
Le të heshtë tash. /Telegrafi/