Modelja shqiptare, Françeska Jaçe, e cila u bë e njohur falë pjesëmarrjes në Big Brother, vazhdon të joshë vëmendjen e faqeve rozë përmes imazheve që i poston në rrjetet sociale.
Bukuroshja është duke i shijuar pushimet akoma pa filluar mirë sezoni, ndërsa është kujdesur që ndjekësit e saj të shohin fizikun që posedon.
Në njërën prej fotografive, ajo ka pozuar vetëm më bikini në plazh, ndërsa në një tjetër është e mbuluar me një material të kuq transparent.
“Dashurohu, ndërto një perandori dhe shëtite botën”, është mesazhi që ka shkruar Françeska pranë njërës prej fotografive të publikuara.
Françeska ishte pjesëmarrësja më e famshme e edicionit të pestë të ‘Big Brother Albania’. /Telegrafi/