Gazeta prestigjioze franceze France Football ka publikuar edhe pesë emrat e fundit duke e quar në 30-të numrin e emrave të futbollistëve kandidatë për të fituar çmimin e madh individual, Topin e Artë.
France Football, revista francez e cila e ndan çmimin prestigjioz Topi i Artë, i ka publikuar edhe pesë emrat e fundit për futbollistët që mund ta fitojnë këtë trofe individual .
Emri i pritur ishte ai i yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë.
Emrat tjerë të publikuar janë edhe: Cristiano Ronaldo, Eden Hazard, Leonardo Bonucci, Isco dhe Kylian Mbappe.
Pesë emrat e parë të publikuar nga France Football ishin Neymar, Luka Modric, Paulo Dybala, Marcelo dhe N’Golo Kante.
Emrat e dytë ishin Luis Suarez, Sergio Ramos, Jan Oblak, Philippe Coutinho dhe Dries Mertens.
Kandidaturat tjera që quan numrin në 15-të ishin Kevin de Bruyne, Roberto Lewandowski, David De Gea, Harry Kane dhe Edin Dzeko.
Ndërsa, emrat që quan në 20-të numrin ishin Antoine Griezmann, Toni Kross, Gianluigi Buffon, Sadio Mane dhe Radamel Falcao.
Lista që dërgoi në 25 numrin e futbollistëve kandidatë ishte e përbërë nga Lionel Messi, Pierre-Emeric Aubameyang, Edinson Cavani, Mats Hummels dhe Karim Benzema.
Favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është Ronaldo, ndërsa pas tij vijnë emra tjerë si Messi, Dybala dhe Buffon. /Telegrafi/