Telegrafi

Francë 2-0 Shqipëri, statistikat dhe golat e pjesës së parë

Kombëtarja e Francës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Shqipërisë me rezultat 2-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të francezëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e në minutën e tetë nga Kinsgley Coman, i dyti në minutën e 27-të nga Olivier Giroud, ndërsa Antonie Griezmann (37′) humbi një penallti.

Lexo po ashtu Gafë e rrallë, francezët ngatërrojnë himnin kombëtar dhe Shqipëria nuk fillon ndeshjen

Franca ishte dominuese edhe në mbajtjen e topit duke e pasur në pronësi në 67 për qind, kundrejt 33 të Shqipërisë.

Gjelat patën gjithashtu edhe më shumë raste shënimi, goditje në portë dhe rivënie këndore.

Më poshtë keni statistikat e pjesës së parë të ndeshjes Francë-Shqipëri:

/Telegrafi/