Site icon Telegrafi

Franca do t’i japë përparësi familjeve me të ardhura të ulëta në shpërndarjen e subvencioneve për veturat elektrike

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka publikuar subvencione shtesë për veturat elektrike. Skema e rishikuar do të fokusohet në familjet me të ardhura të ulëta, dhe do t’u ofrojë stimuj më të lartë për të ndihmuar me kalimin në transportin e elektrifikuar.

Deri tani, Franca kishte dhënë subvencione me vlerë prej 6 mijë eurove për veturat elektrike, por që skema e rishikuar po merr një qasje me nivele.

Familjet me të ardhura të ulëta do të kualifikohen për subvencion me vlerë prej 7 mijë euro, ndërsa të gjitha shtresat tjera do të marrin mbështetje me vlerë prej 5 mijë eurove, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Qeveria franceze shpreson se kjo do t’i ndihmojë ata me ngritjet e çmimeve të veturave elektrike – me Dacia Spring, model ky çmimi i të cilit këtë vit ka pësuar 11 për qind ngritje.

Ekziston një skemë e re e “qirasë sociale” në dispozicion për familjet me të ardhura të ulëta, ajo ofron qira fikse me 100 € në muaj për një gamë të gjerë makinash elektrike.

Kjo skemë për fat të keq nuk është ende në dispozicion pasi do të futet në fazë veprimi nga gjysma e dytë e 2023. Subvencionet janë vetëm një pjesë e vogël e një plani të madh të prezantuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Renault Group dhe Stellantis bënë publike planet e tyre rreth ngritjes së shifrave të prodhimit dhe montimit të veturave elektrike në Francë. Momentalisht, vetëm një numër i vogël i veturave elektrike ose prodhohet ose montohet në vend, teksa shumica e veturave vijnë nga jashtë Francës. /Telegrafi/

Exit mobile version