Site icon Telegrafi

Franca thotë se sanksionet do të pasojnë referendumet e rreme ruse në Ukrainë

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna tha se referendumet e organizuara nga Rusia në Ukrainën e pushtuar janë “një mashtrim”.

Ajo tha se një raund i ri sanksionesh evropiane kundër Rusisë do të vjen “në ditët në vijim” si përgjigje ndaj votimit.

Colonna hodhi poshtë përshkrimin e votave si “zgjedhje”, ndërsa ajo pyeti, “Si prisni që njerëzit të shprehen lirisht nën presion dhe në territoret e pushtuara nga një fuqi e huaj?

“Nuk ka sinqeritet në votat që mund të hidhen”, tha ajo dhe bëri thirrje për një përgjigje të qartë nga komuniteti ndërkombëtar, raporton cnn.

Votat mbeten, “pa legjitimitet, pa vlerë, ne nuk do t’i njohim ato”, tha ajo, duke shtuar se ato do të çojnë në sanksione të mëtejshme nga Franca, Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë.

Ndryshe, Ukraina ka vazhduar edhe sot me kundërofensiva ndaj trupave pushtuesve ruse. /Telegrafi/

Exit mobile version