Ministri francez i mbrojtjes ka shkuar në Kiev për të diskutuar rreth rritjes së ndihmës ushtarake.
Sebastien Lecornu, ministri francez i forcave të armatosura, ka arritur sot në kryeqytetin ukrainas për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme ushtarake për Kievin.
Ai këmbënguli gjithashtu se mbështetja e qeverisë për Ukrainën është e palëkundur, raporton skynews.
À mon arrivée à Kiev, j’ai déposé une gerbe sur le mur des Héros pour rendre hommage aux soldats ukrainiens tombés pour défendre leur pays. pic.twitter.com/Wg6ww0cSPc
— Sébastien Lecornu (@SebLecornu) December 28, 2022
Kjo erdhi pasi Lecornu udhëtoi për në Poloni, ku njoftoi një marrëveshje për t’i shitur Polonisë dy satelitë ushtarakë të prodhimit francez.
Me të arritur në Kiev, ministri vendosi një kurorë në një monument të heronjve për të nderuar ukrainasit që kanë vdekur duke mbrojtur vendin e tyre nga forcat ruse.
Ai ishte planifikuar të takohej me presidentin Volodymyr Zelensky. Pritet gjithashtu që Lecornu të takohet me ministrin ukrainas të mbrojtjes, Oleksy Reznikov dhe zyrtarë të ushtrisë. /Telegrafi/