Telegrafi

Franca pritet të vë taksa të larta për super-vetura (Foto)

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron, ka propozuar një taksë të veçantë për super-veturat që ndodhen në Francë.

Sipas taksës së propozuar, pronarët e makinave luksoze, duhet të paguajnë në vit gati sa për një patundshmëri, pos obligimeve tjera siç është sigurimi, transmeton Telegrafi.

Problem shumë i madh pritet të jetë për koleksionuesit, që i mbajnë veturat e ekspozuara, që duhet të paguajnë rreth një milion euro në vit.

Në të njëjtën kohë, ligji rrezikon që të mbyllen pikat shitëse të kompanive të mëdha si Lamborghini, Ferrari apo Bentley, duke lënë pa punë shumë punonjës.

Për të rritur buxhetin e vitit që vjen, qeveria franceze ka kërkuara taksa edhe mbi jahtet luksoze dhe metalet e çmuara, që janë kryesisht stolitë. /Telegrafi/