Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia.
Forcat speciale franceze realizuan stërvitje vjeshtën e kaluar, duke simuluar një ndërhyrje të mundshme në Ukrainë, sipas Intelligence Online.
Ushtria franceze kaloi disa javë duke u trajnuar në një vend shumë të klasifikuar si pjesë e operacionit të koduar “Perseu”.
France held secret drills for troop deployment to Ukraine in case of attack from Belarus
French special forces conducted exercises last fall simulating a potential intervention in Ukraine, according to Intelligence Online. The French military spent several weeks training at a… pic.twitter.com/hEFUkMcf9T
— NEXTA (@nexta_tv) January 15, 2025
Stërvitjet ishin bazuar në mësimet e nxjerra nga mbrojtja e Ukrainës ndaj pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Mbi 3000 ushtarë francezë morën pjesë, duke u trajnuar në terrene të dizajnuara për të imituar zonën rreth lumit Dnipro, në veri të Kievit.
Ushtrimet u përqendruan në përgatitjen e forcave franceze për të kundërshtuar një avancim të mundshëm rus nga Bjellorusia.
Ndryshe, presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar disa herë se aleanca e NATO-së duhet diskutuar mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë. /Telegrafi/