Site icon Telegrafi

Franca fillon hetimet ndaj Rusisë për krime lufte

Franca ka hapur hetimet mbi krimet e luftës në Ukrainë, lidhur me aktet kundër shtetasve francezë në vend që nga pushtimi i Rusisë.

Prokurori i zyrës së antiterrorit në Francë, ka hapur hetimet për krime të mundshme lufte të kryera në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shërbimi Sekret i Kievit pretendon se njësia ruse që kreu krimet në Bucha, po rikthehet në Ukrainë

Në një kumtesë nga zyra e prokurorit është bërë e ditur se po hetohen pretendimet për krime lufte në Mariupol, Gostomel dhe Chernihiv.

Hetimet do të bazohen në periudhën 24 shkurt-16 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version