Site icon Telegrafi

Franca dëbon gjashtë agjentë rus

Ministria e Jashtme e Francës ka shpallur gjashtë agjentë të tjerë rusë si persona “non grata”, të cilët veprojnë nën mbulesë diplomatike.

Gjashtë agjentët akuzohen se kanë punuar kundër “interesit kombëtar” të Francës, raporton theguardian.

“Pas një hetimi shumë të gjatë, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Brendshme (DGSI) zbuloi të dielën më 10 prill një operacion klandestin të kryer nga shërbimet e inteligjencës ruse në territorin tonë”, shkruan fillimisht në deklaratë.

“Gjashtë agjentë rusë që vepronin nën mbulesë diplomatike dhe aktivitetet e të cilëve rezultuan në kundërshtim me interesat tona kombëtare janë shpallur persona non grata”, thuhet më tutje.

Ministria e Jashtme nuk dha më shumë detaje se çfarë përfshinte “operacioni klandestin”. /Telegrafi/

Exit mobile version