Site icon Telegrafi

Fragmente të Biblës zbulohen pranë Detit të Vdekur

Fragmente të një dokumenti të lashtë biblik, u zbuluan në një shpellë afër Detit të Vdekur në Izrael, njoftoi Autoriteti izraelit i Antikiteteve.

Zbulimi vjen 60 vjet pasi dorëshkrimi ”Qumran” u gjet në shpellat në skajin verior të Detit të Vdekur. Ato konsiderohen të jenë fragmentet më të vjetra biblike të njohura deri më sot.

”Gërmimet e mëtejshme në shpella filluan në vitin 2017, për t’i mbrojtur ato nga plaçkitjet që mund të ndodhin në shkretëtirën e Judesë”, theksuan nga Autoriteti i Antikiteteve. ”Zbulimi i ri përfshin dhjetëra fragmente të dorëshkrimit biblik; një skelet i mumifikuar i një fëmije 6 000 vjeçar; monedha, maja shigjetash, rroba; sandale, krehër si dhe një shportë 10 500 vjet e vjetër, ndoshta më e vjetra e gjetur ndonjëherë”.

“Këto objekte nuk janë të rëndësishme vetëm për trashëgiminë tonë kulturore, por për të gjithë botën”, ka thënë Avi Cohen, kreu i Ministrisë së Trashëgimisë dhe Jerusalemit.

Exit mobile version