Telegrafi

Mësohet se me cilën fanellë do të luajë Kosova ndaj Anglisë

Kosova (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Kompania e veshjeve të Përfaqësueses së Kosovës ka zbuluar fanellën me të cilin Dardanët do të luajnë ndaj Anglisë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në takimin e fundit eliminator të Euro 2020 të vlefshëm për Grupin A.

Ky takim prestigji për të dy vendet mike pritet të zhvillohet sot (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Lexo po ashtu Detajet e ndeshjes Kosovë 0-4 Angli

Ndeshjeve të fundit ishte krijuar një ‘trend’, ku Kosova luante me fanella ndryshe në secilin takim.

Megjithatë, ky ‘trend’ nuk do të vazhdojë edhe me anglezët, pasi Dardanët do të luajnë me fanellat tashmë të njohura.

Fanellat me të cilat do të luajë Kosova (Foto: FFK-Kosova)

Është kompania e veshjeve të Kosovës, Fourteen, e cila ka zbuluar se Dardanët do të luajnë me fanellën e kaltër, me shenja të zeza dhe vija të verdha.

Lexo po ashtu Daily Mail me shkrim fantastik për vendin tonë: Anglia nuk ka ditur se çka është mikpritja deri sa ka ardhur në Kosovë

“Ju luftuat, vuajttë dhe u gëzuat, duke mos u dorëzuar kurrë!”, shkruan në njoftimin e faqen Fourteen, ku zbulohen fanellat me të cilat do të luaj Kosova.

Këto fanella, Kosova i pati edhe në takimin e parë ndaj Tre Luanëve në St’Marys të Southamptonit, ku u mposhtën 5-3. /Telegrafi/