Fotoreporteri i luftës, ukrainasi Maks Levin është vrarë nga të shtënat e ushtrisë ruse në kryeqytetin ukrainas, sipas zyrës së prokurorit ukrainas.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Levin u zhduk më 13 mars ndërsa ishte në detyrë ndërsa trupi i tij u gjet dje në fshatin Huta-Mezhyhirska.
Our good friend, famous war photographer Maks Levin, is dead.
He went missing during the Battle of Kyiv on March 13.
Many in the community still had a hope of him being taken prisoner by the Russians.
Unfortunately, his body was recovered on April 1.
Rest in peace, friend. pic.twitter.com/oQOL7sZ5Ge— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) April 2, 2022
Sipas një prej punëdhënësve të tij, LB, Levin ishte në zonë me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov vendndodhja e të cilit nuk dihet ende.
Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij.
Ai nuk është gazetari i parë që vritet ndërsa raportonte për agresionin rus në Ukrainë. /Telegrafi/