Telegrafi

Fotografitë zyrtare të Mazda2

Premiera e veturës Mazda2 do të jepet në panairin e automjeteve në Tajlandë, i cili do të fillojë më 28 nëntor.

Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë deri në atë shou automjetesh, prodhuesi japonez ka publikuar disa detaje të versionit sedan.

Modelet me katër dyer dhe versioni tradicional ‘hatchback’ do të jenë në treg në fillim të vitit të ardhshëm.

Sedani i ri duket si një version i zvogëluar i Mazda3 dhe kjo në asnjë moment nuk mund të konsiderohet si karakteristikë negative.

Shitja do të fillojë në Tajlandë me motorin me naftë SkyActiv-D 1.5 l, ndërsa pritet që në ofertë të përshihen edh motorët me benzinë, njofton Telegrafi.

Shumë shpejtë pritet që oferta për Mazda2 të zgjerohet edhe në Australi dhe Evropë. /Telegrafi/