Site icon Telegrafi

Me fotografinë më të veçantë, bashkëshortja uron reperin Lumi B për ditëlindje (Foto)

Reperi i njohur Lumi B feston sot (e mërkurë) ditëlindjen.

Me këtë rast ai ka marrë plot urime të përzemërta nga fansat, miqtë, familjarët, por edhe kolegët e tij.

Lexo po ashtu Lumi B flet për “Simpatinë”, si lindi ideja e bashkëpunimit me Dhuratën dhe sa është i kënaqur me suksesin? (Video)

Urimi më special për të ishte rezervuar nga bashkëshortja e tij Miranda, e cila ka publikuar një fotografi shumë të veçantë të tij bashkë me të birin në Instagram.

“Urime ditëlindjen mbreti im..jetofsh edhe 100 vjet me shendet e lumturi … #nukkasiti … te dua shume dhe do te dua pergjithmone”(sic.), kanë qenë fjalët e saj për bashkëshortin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndryshe, në mesin e shumë komentuesve, ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila gjithashtu i ka uruar me fjalët: “Urime ditëlindjen King Lumi”.

Fotografia në fjalë ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit e bashkëshortes së reperit. /Telegrafi/

Bashkëshortja Miranda, me dedikim special për Lumin, me rastin e ditëlindjes së tij. (Për mos-cenim të privatësisë, nuk zbulojmë fytyrën e foshnjes)
Exit mobile version