‘MSN’ janë bashkuar sërish, por vetëm për një fotografi – ndërkohë që vazhdojnë spekulimet se Neymari mund të kthehet te Barcelona.
Futbollisti brazilian ka pozuar me ish-bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez, gjatë një ceremonie të organizuar nga ky i fundit.
Tre yjet e futbollit kanë qenë pjesëmarrës në ndejën luksoze për të festuar dhjetëvjetorin e martesës së Suarezit me gruan e tij, Sofia Balbi, ndërsa Neymar e ka publikuar fotografinë në profilin e tij në InstaStory.
Në ndejën e organizuar në Uruguai ishin të pranishëm edhe futbollistët tjerë të Barcelonës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
Suarez dhe bashkëshortja e tij festuan një dekadë martesë duke i rinovuar betimet e tyre martesore në ceremoninë e zhvilluar në Montevideo.
Uruguaiani ka tre fëmijë me Sofian, me të cilën u martua në një ceremoni në Amsterdam gjatë kohës kur luante për Ajaxin. /Telegrafi/