Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, iu gëzua një tjetër trofeu në javën e kaluar duke u shpallur kampion i Ligës Premier me Liverpoolin.
Në këtë mënyrë, mesfushori ofensiv e plotësoi akoma më shumë sirtarin e trofeve që tashmë ka arritur në 17-të.
Ndër kryesoret prej tyre janë dy trofe të Ligës së Kampionëve, dy tituj të Bundesligas, dy Superkupa Evropiane, dy Kupa të Botës për Klube dhe tashmë titulli i kampionit të Anglisë.
Një fotografi e Redaksisë së Sportit në Telegrafi.com që e shfaqte Shaqirin me 17 trofetë e tij bëri bujë në rrjetet sociale, por edhe në mediat ndërkombëtare.
Lieber @Blickch und @AndreasBoeni Derweil euch langweilig ist im Büro, Hier ein bild für die nächste Titelseite 😘 pic.twitter.com/JobD4VbGJ6
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) June 26, 2020
Vet 28-vjeçari e ndau me fansat e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që e këshilloi gazetën e madhe zvicerane, Blick, që ta vinte atë në ballinë. Kjo për faktin se gazeta në fjalë jo rrallëherë ka bërë ka bërë shkrime jo të mira për gjilanasin, përkundër sukseseve të mëdha të tij.
Në ndërkohë, lidhur me këtë temë kanë shkruar mediat e njohura sportive, si Tribal Football e Liverpool Echo. /Telegrafi/