Përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit, janë takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Francës Emannuel Macron.
Pas takimit të gjithë së bashku kanë realizuar një fotografi të përbashkët , ku krahas nikoqires Merkel dhe presidentit francez Macron, shihet edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe presidenti Aleksandër Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, ai i Kroacisë, Sllovenisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mohgerini e pranishme në këtë takim.
Kujtojmë se ka filluar pjesë e dytë e takimit të samitit të Berlinit, më saktësisht darka joformale të thirrur nga nikoqirja Angela Merkel si dhe presidenti francez Emmanuel Macron. /Telegrafi/