Site icon Telegrafi

Fotografia e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi bëhet virale – gati të thyej rekordin me më së shumti ‘like’ në Instagram

Fototja, një foto marketingu nga kompania e modës Louis Vuitton, tashmë është kthyer në një nga postimet më të pëlqyera në rrjete sociale.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ende nuk kanë nisur zyrtari Kupën e Botës në Katar, por dyshja tashmë po trondit internetin, falë një fotoje të të dyve të postuar në Instagram.

Ajo që është interesante se nuk ka asgjë të përfshirë me futbollin dhe në vend të kësaj, dy legjendat e futbollit mund të shihen thellë në përqendrim, duke luajtur shah kundër njëri-tjetrit në një valixhe Louis Vuitton me kuadrate.

Fotoja, e sponsorizuar nga kompania e modës Louis Vuitton, u postua nga të dy superyjet në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram të shtunën (19 nëntor) dhe që atëherë është bërë virale.

Ndërsa postimi tashmë ka mbledhur mbi 31 milionë pëlqime në faqen e Ronaldos, ai ka mbi 24 milionë pëlqime në atë të Messit.

Ronaldo, me 499 milionë ndjekës dhe Messi, me 375 milionë ndjekës, janë ndër personazhet e famshëm më të ndjekur në Instagram.

“Fitorja është një gjendje shpirtërore”, shkruhej postimi.

Fotoja është postuar edhe në faqen e Louis Vuitton në Instagram dhe mburret me mbi tre milionë pëlqime.

Fotografja e njohur amerikane e portreteve Annie Leibovitz është fotografi që qëndron pas fotos virale të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos duke luajtur shah së bashku.

Megjithatë, postimi më i pëlqyer në Instagram është ende një imazh i një veze, e cila është pëlqyer 55.8 milionë herë që kur u postua në vitin 2019.

Si Messi ashtu edhe Ronaldo, megjithatë, mund të përfundojnë duke thyer rekordin e vezës së vetme kolektivisht, por për meritë të vezës, ajo kurrë nuk pati shtytjen dhe buxhetin e marketingut që kishte fotografia e shahut me dy superyjet më të mëdhenj të futbollit.

Fotografia, e cilësuar tashmë si ikonë nga shumë njerëz, ka bërë që fansat e të dy lojtarëve të lënë mënjanë debatet e tyre të zjarrta të rivalitetit Messi-Ronaldo në mediat sociale.

Kupa e  Botës në Katar pritet të jetë ‘kërcimi i fundit’ për të dy të mëdhenjtë e futbollit dhe do të shënojë fundin e një epoke, ku tifozët patën mundësinë të shikojnë dy nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave duke u përballur me njëri-tjetrin. rekorde, trofe dhe rekorde të ndryshme personale.

Për më tepër, imazhet e të dy lojtarëve së bashku, jashtë ndeshjeve të futbollit dhe ceremonive të çmimeve, janë të rralla.

Ndërsa, si një dëshpërim për fansat e tyre janë edhe aludimet se realizimi i fotografisë së dyshes është ‘photoshop’ dhe se ata e realizua atë veçmas dhe më pas u editua si një imazh i vetëm.

Ndërkohë, Ronaldo dhe Messi tashmë janë në Katar për të nisur rrugëtimin e botërorit me kombëtaret e tyre Portugalinë dhe Argjentinën. /Telegrafi/

Exit mobile version