Telegrafi

Fotografia e Calhanoglut me Demiralin në Torino, nxit spekulime se ai dëshiron t’i bashkohet Juves

(Foto: InstaStory/merihdemiral)

Thashethemet për mundësinë e transferimit të Hakan Calhanoglut te Juventusi janë intensifikuar, pasi mesfushori e ka shpërndarë një fotografi të përbashkët me Merih Demiralin të realizuar në Torino.

Mesfushori i Milanit ka kontratë deri në verën e ardhshme, ndërsa nuk është duke arritur marrëveshje me Rossonerët për rinovimin e saj.

Futbollisti turk paguhet 2.5 milionë euro në sezon në San Siro, ndërsa agjenti i tij ka kërkuar gjashtë milionë euro në vit për ta zgjatur kontratën.

(Foto: InstaStory/hakancalhanoglu)

Dhe derisa marrëveshja nuk po arrihet, mediat sportive janë duke spekuluar për klubet se ku mund ta vazhdojë karrierën. Një prej tyre është kampioni italian, Juventus.

Lexo po ashtu Juve planifikon ta bindë Calhanoglun që në janar

Ndërsa fotografia e Calhanoglut me bashkëkombësin e tij, Merih Demiral, në qytetin e Bianconerëve, Torino, i ka shtuar akoma më shumë thashethemet se mund t’i bashkohet Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/