Sot njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT protestoi para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 përqind të pagës bazë.
Ata kërkuan që mos të përdoren politikisht dhe të mos luhet me dinjitetin e tyre.
Përmes fotoreporterit të Telegrafit, Ridvan Slivova ju sjellim fotografi të kësaj proteste.
Ndërkaq, kërkesat e FIT-it janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”. /Telegrafi/