Telegrafi

Fotografi nga Kosova bllokohet nga bora në Theth (Foto-Video)

Fotografi nga Kosova Egzon Bytyqi, ka mbetur i bllokuar në Theth, të Shkodrës tash e tetë ditë për shkak të borës e cila ka rënë në këtë anë.

Ai ka treguar se tash e gjashtë ditë rruga është tërësisht e bllokuar, shkruan Telegrafi.

“Dita e 8-të në Theth, rruga totalisht e bllokuar qe prej 6 ditësh e bënë të pamundur kalimin tim nga Thethi deri në Shkodër. Pa përgjegjësi totale e shtetit shqiptar përkatësisht Bashkisë së Shkodrës për këtë zonë të thellë malore ku banorët janë të izoluar po thuajse gjatë gjithë dimrit. #albania #theth #shkodra #bujtinapolia”, ka shkruar fotografi Bytyqi në profilin e tij, në Facebook. /Telegrafi/