Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa tashmë ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.
Mësohet se arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Telegrafi ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes në MINT dhe te restoranti i të dyshuarit Ridvan Muharremit, ku shihen dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/