Site icon Telegrafi

Fotografi e rrallë, Mihrije Braha në të 20-tat e saj në plazh (Foto)

Këngëtarja Mihrije Braha e ka nisur shumë e re karrierën e saj në muzikë.

Ajo është shquar gjithmonë për zërin e saj melankolik dhe mënyrën e veçantë të të kënduarit.

E martuar me prezantuesin dhe këngëtarin e njohur Naim Abazi, Mihrije Braha vazhdoi të mbetet gjithmonë e shumë-pëlqyera e publikut.

Lexo po ashtu Sot dhe para 25 viteve me të njëjtën veshje: Mihrije Braha, trendi atëherë dhe sot (Foto)

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të përditshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur të ‘kthehet’ në retrospektivë, duke publikuar një fotografi shumë të veçantë, e cila e shfaq këngëtaren në rreth të 20-tat e saj.

E shquar gjithmonë për elegancën e saj, Mihrija edhe në atë kohë vishej trendi, me një kapelë rozë dhe bikini me lule, të cilat e shfaqnin atë më të bukur se kurrë në plazh. /Telegrafi/

Exit mobile version