Telegrafi

Fotografi e rrallë: Ibrahim Rugova i rrethuar nga këngëtarët shqiptarë shumë vite më parë

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka gëzuar respekt të madh nga figura të shumta publike.

Këngëtarët më të mirë shqiptarë të periudhës sa ai ishte gjallë, ishin gjithashtu përkrahës të arkitektit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Gjatë periudhës sa ka qenë president, ai ka pasur fatin që të takohet me shumë prej tyre e disa edhe t’i dekorojë me medalje dhe mirënjohje.

Në një fotografi e cila po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, shihet një nga takimet e zhvilluara në zyrën e presidentit të ndjerë, ku të pranishëm ishin shumë këngëtarë të njohur shqiptarë.

Foto: Arkiv

Sabri Fejzullahu, Adelina Ismaili, Dukagjin Lipa, Sinan Vllasaliu, Violeta Rexhepagiqi, Benet Kaçi, Genc Salihu, Shkumbin Kryeziu e shumë emra të tjerë, shihen të buzëqeshur në atë që njihet si rezidencë presidenciale. /Telegrafi/