Telegrafi

Fotografi e rrallë, Gena prezanton të dashurën bionde (Foto)

Ndonëse nuk parapëlqen që të shfaq shumë jetën e tij private në media, kësaj radhe ai befasoi fansat e tij, teksa prezantoi dashurinë e jetës.

Bëhet fjalë për këngëtarin e shumëpëlqyer Gena, i cili njihet për publikun në stilin e tij në të kënduar shumë të veçantë.

Ai është mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv herë pas here.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndonëse publikon shpesh fotografi nga përditshmëria, Gena së fundmi në një fotografi ka prezantuar të dashurën e tij bionde, e cila quhet Lori.

Ata duket se shkojnë shumë me njëri-tjetrin, dhe këtë gjë më së miri e vërteton edhe buzëqeshja në portretet e tyre.

“Unë dhe dashuria ime”, shkruan këngëtari në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Gena është edhe baba i dy vajzave Helga dhe Nasiola. /Telegrafi/