Telegrafi

Me fotografi dhe video nga pishina, Capital T paralajmëron këngën e re

Capital T i ka sfiduar temperaturat e ftohta për të paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Përkundër motit të ftohtë në Luzern të Zvicrës, ai e ka publikuar një video nga pishina dhe ka treguar se të dielën do ta sjellë këngë “Infinit”.

“A jeni gati për ‘Infinit’? Nesër (e diel) ora 17:17”, ka shkruar Kapo në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Kënga “Infinit” është pjesë e mixtape “Winter is Here” që u lansua në tetor dhe përmban 15 këngë.

Lexo po ashtu CAPITAL T - artisti unik që solli dimrin me projektin e ri

Ai e ka publikuar edhe disa fotografi, në të cilat shfaqet brenda në pishinë.

“Erdha, pashë, fitova”, është përshkrimi i njërës prej fotografive i shkruar në latinisht, duke iu referuar thënies së famshme të Jul Cezarit.

(Foto: Instagram/TrueKapo)

“Yoko Ono” është kënga që reperi e solli para më shumë se një jave (11 janar) në bashkëpunim me Granit Dërgutin.

Edhe kjo këngë që u publikua me videoklip është pjesë e mixtape “Winter is Here”. /Telegrafi/