Site icon Telegrafi

Foto e Messit nga pushimet shqetësoi fansat e tij: Çfarë nuk shkon me gjurin?

Është periudha e vitit kur futbollistët më të mirë të sotëm shfrytëzojnë ditët e rralla të lira që kanë pas një sezoni të gjatë dhe të mundimshëm dhe një prej tyre është edhe Lionel Messi.

Futbollisti i ri i Inter Miami është duke shijuar një destinacion ekzotik me familjen e tij dhe fotoja e pushimeve që publikoi tërhoqi shumë vëmendje.

Shkak për këtë është gjuri i tij, i cili në fillim duket aspak i çuditshëm, gjë që i shqetësoi fansat e Messit.

 

“Për Zotin, çfarë i ka gjuri?”, “Nuk është normale të duket kështu”, ishin disa nga komentet.

“Football Espana” zbulon se arsyeja e kësaj paraqitjeje të gjurit të Messit është kuadricepsi i tepërt i zhvilluar i argjentinasit.

Messi nuk ka shumë kohë për të pushuar pasi së shpejti do të debutojë në klubin e tij të ri.

Fituesi i shtatë Topave të Artë duhet të luajë minutat e para në fanellën e klubit nga Miami më 21 korrik kur Interi pret Cruz Azul./Telegrafi/

Exit mobile version