Telegrafi

Foshnja 15-muajshe nuk barte maskë, stafi i aviokompanisë nxjerr nga aeroplani familjen hebreje 22-anëtarëshe

Aviokompania Frontier Airlines ka njoftuar se ka nxjerrë nga aeroplani i saj një familje 22 anëtarëshe hebreje që po udhëtonte nga New Yorku në drejtim të Miamit, pasi që anëtarët e saj kishin refuzuar të bartin maska.

Por anëtarët e kësaj familje dhe dëshmitarë tjerë pretendojnë se stafi i aviokompanisë e teproi me reagime ndaj foshnjës 15-muajshe që nuk e kishte fytyrën e mbuluar – edhe pse sipas ligjeve federale dhe doracakut nuk parashihet një gjë e tillë nga personat nën moshën 2-vjeçare (të mos bartin maskë), transmeton Telegrafi.

Dëshmitarë të shumtë kanë bërë të ditur se stafi i aviokompanisë “i ishin gëzuar” veprimit të tyre, duke bërtitur “e bëmë” pasi u nxorën jashtë familja hebreje.

Në anën tjetër, zyrtarë të aviokompanisë thonë se nuk kanë ndonjë informacion të tillë që do ta mohonte apo pohonte pretendimin.

“Disa persona, përfshirë të rritur – u ishte kërkuar të bartin maskë, e ata kategorikisht kishin refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/