Site icon Telegrafi

“Fortesa”, në mesin e tatimpaguesve më të mirë

Komisioni i përbërë nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë përzgjedhjen e kompanisë “Fortesa” në mesin e pesë tatimpaguesve më të mirë të vitit 2013, në kategorinë e bizneseve me qarkullim vjetor prej mbi pesë milionë euro për të dytën herë me radhë.

Dihet se në Kosove ekzistojnë 132 mijë biznese te cilat janë të detyruara të paguajnë tatim ndaj shtetit te Kosovës.

“Është hera e dytë që ndërmarrja jonë vlerësohet dhe shpërblehet për pagesë të tatimit. Që nga fillimi kemi dëshmuar të jemi transparentë dhe të gatshëm të ofrojmë të gjitha informatat, ashtu siç është e përcaktuar me ligj. Këtë mendojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen”, deklarojnë pronarët e kompanisë “Fortesa”.

Komisioni ka bërë përzgjedhjen duke konsideruar kriteret të cilat ndërmarrja “Fortesa” i ka plotësuar, duke mos lënë borxhe tatimore dhe duke mos bërë asnjë kundërvajtje doganore gjatë vitit 2013.

“Ka plot dy dekada nga lindja e ndërmarrjes dhe tani për të dytën herë radhazi ndërmarrja vlerësohet për aktivitet tatimor. Përzgjedhja edhe më tej fuqizon pozitën e ndërmarrjes si ndërmarrje lidere, të dëshmuar dhe besuar në Kosovë dhe të ndërtuar me punë të palodhshme dhe transparente.”, deklarojnë përfaqësuesit e kompanisë, duke theksuar që shpërblime të tilla paraqesin motivim për të shtuar përkushtimin drejt ofrimit të shërbimeve dhe produkteve më kualitative për klientë në sektorin e produkteve të banjos dhe sanitarisë. /Telegrafi/

Exit mobile version