Telegrafi

“Fort i fortë” sjell një hip-hop show me reperin BimBimma

“Fort i fortë” është formati i cili çdo javë sjell nga një hip-hop show, me protagnistë reperët shqiptarë.

BimBimma ka qenë i ftuari i radhës, të cilit i është krijuar një pasqyrim mbi të kaluarën e tij.

“Fort i fortë” përveç muzikës, ka sjell edhe disa fotografi nga fëmijëria, të cilat më pas reperi ka vendosur t’i ndajë edhe me fansat e tij në rrjetet sociale.

Më pas, dokumentari vazhdon me diskografinë e tij, duke treguar albumet e reperit, të edituara në treg.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përgjatë gjithë shaqjes, mund të dëgjojmë edhe një këngë ‘freestyle’ të kënduar nga vet BimBimma.

Opinioni i qytetarëve mbi karrierën e reperit, është gjithashtu pjesë e këtij hip-hop show mjaft të veçantë. /Telegrafi/