Telegrafi

Forsberg hapë derën e largimit: Në futboll gjithçka mund të ndodh

Emil Forsberg (Getty Images)

Ylli i Red Bull Leipzig, Emil Forsberg, e ka lënë derën hapur për një largim të tij nga Bundesliga gjatë kësaj vere.

Mesfushori suedez ka treguar nivel të lartë në dy sezonet e tij të fundit me ekipin gjerman, i cili ka befasuar në Bundesliga dhe Evropë.

Ndeshjet e mira me shumë gola dhe asistime kanë bërë që Forsberg të bëhet një emër i kërkuar në treguan evropian nga skuadrat e mëdha.

Lexo po ashtu Arsenali rivalizon Unitedin dhe Juventusin për Forsbergun

Për Forsberg janë të interesuar Juventusi, Paris Saint-Germain dhe Arsenali, të cilët e duan gjatë verës.

Forsberg është njëri nga lojtarët kryesorë të Leipzigut (Getty Images)

Është edhe vet Forsberg që pranon se mund të largohet nga Bundesliga këtë sezon, duke thënë se gjithçka mund të ndodh.

“Do të flasim pas përfundimit të sezonit”, ka thënë fillimisht Forzberg për Sport.de.

Lexo po ashtu Juventusi tenton transferimin e Forsberg

“Kam një kontratë me Leipzig, por në futboll mund të ndodhë gjithçka”, përfundoi suedezi.

Ky medium raporton se RB Leipzig do të dëgjojë ofertat për Forsberg duke filluar nga 40 milionë euro. /Telegrafi/