Telegrafi

Me format trupore që ka arritur Big Mama, tashmë Fjolla Morina ia vesh fustanin asaj (Foto)

Këngëtarja Big Mama ka qenë njëra ndër personazhet më të përfolur këtë vit.

Në fillim të vitit ajo realizoi një ndërhyrje në lukth, e cila i mundësoi këngëtares që të heq dorë një herë e mirë nga ushqimi, duke rënë kështu drastikisht në peshë.

Lexo po ashtu Meda ‘trileqe’ me Big Mamën dhe Lorin (Foto)

Tani ajo gëzon forma të mira trupore, aq sa mund të vesh edhe veshjet e kolegeve të saj më të dobëta, si këngëtarja Fjolla Morina.

Ato kanë qenë së bashku në Antalya me pushime për të xhiruar episodet e reja të “Mama’s trip”, me ç’rast kanë shijuar edhe pushimet në një nga resortet më luksoze atje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet qartë se si Big mama tashmë është mjaft e dobët, dhe vesh të njëjtin fustan të koleges, Fjolla Morina. /Telegrafi/

Fjolla Morina

 

Big Mama