Këngëtarja Big Mama ka qenë njëra ndër personazhet më të përfolur këtë vit.
Në fillim të vitit ajo realizoi një ndërhyrje në lukth, e cila i mundësoi këngëtares që të heq dorë një herë e mirë nga ushqimi, duke rënë kështu drastikisht në peshë.
Tani ajo gëzon forma të mira trupore, aq sa mund të vesh edhe veshjet e kolegeve të saj më të dobëta, si këngëtarja Fjolla Morina.
Ato kanë qenë së bashku në Antalya me pushime për të xhiruar episodet e reja të “Mama’s trip”, me ç’rast kanë shijuar edhe pushimet në një nga resortet më luksoze atje.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet qartë se si Big mama tashmë është mjaft e dobët, dhe vesh të njëjtin fustan të koleges, Fjolla Morina. /Telegrafi/