Telegrafi

Formacioni i Wengerit si trajner i Bayernit – tri transferime të reja nga francezi

Arsene Wenger është emri më i përfolur për të marr drejtimin e klubit gjerman, Bayern Munich.

Bavarezët shkarkuan para disa ditësh trajnerin kroat, Niko Kovac, shkaku i rezultateve jo të mira.

Që nga shkarkimit i Kovacit, shumë emra të njohur trajnerësh janë lidhur me drejtimin e klubit më të madh gjerman.

Lexo po ashtu Wenger, favorit për të marr detyrën e trajnerit te Bayerni

Megjithatë, emri më i përfolur ka qenë ai i ish-trajnerit të Arsenalit, Wenger, i cili gjithashtu nuk ka përjashtuar drejtimin e Bayernit.

Mediumi britanik The Sun, tashmë ka përpiluar një formacion të mundshëm me të cilin Wenger do të luante te Bavarezët.

Arsene Wenger (Foto: Getty Images/Guliver)

Me Wengerit, Manuel Neuer do të vazhdonte në portë, ndërsa mbrojtja do të ishte pa ndryshime: Joshua Kimmich, Niklas Sule, Benjamin Pavard dhe David Alaba.

Lexo po ashtu Bayern Munich do të bëjë ofertë për Wengerin

Mesfusha do të kishte shumë kreativitet pasi dyshja do të formohej nga Philippe Coutinho dhe Thiago Alcantara, ndërsa para tyre do të luanin tri transferime të reja – Leroy Sane, Mesut Ozil dhe Alexandre Lacazette.

Sulmi do të vazhdonte t’i besohej yllit polak, Robert Lewandowski.

Formacioni i mundshëm i Wengerit me Bayernin:

/Telegrafi/