Arsene Wenger është emri më i përfolur për të marr drejtimin e klubit gjerman, Bayern Munich.
Bavarezët shkarkuan para disa ditësh trajnerin kroat, Niko Kovac, shkaku i rezultateve jo të mira.
Që nga shkarkimit i Kovacit, shumë emra të njohur trajnerësh janë lidhur me drejtimin e klubit më të madh gjerman.
Megjithatë, emri më i përfolur ka qenë ai i ish-trajnerit të Arsenalit, Wenger, i cili gjithashtu nuk ka përjashtuar drejtimin e Bayernit.
Mediumi britanik The Sun, tashmë ka përpiluar një formacion të mundshëm me të cilin Wenger do të luante te Bavarezët.
Me Wengerit, Manuel Neuer do të vazhdonte në portë, ndërsa mbrojtja do të ishte pa ndryshime: Joshua Kimmich, Niklas Sule, Benjamin Pavard dhe David Alaba.
Mesfusha do të kishte shumë kreativitet pasi dyshja do të formohej nga Philippe Coutinho dhe Thiago Alcantara, ndërsa para tyre do të luanin tri transferime të reja – Leroy Sane, Mesut Ozil dhe Alexandre Lacazette.
Sulmi do të vazhdonte t’i besohej yllit polak, Robert Lewandowski.
Formacioni i mundshëm i Wengerit me Bayernin:
/Telegrafi/