Site icon Telegrafi

Formacioni me më të mirët që u refuzuan për Euro 2024 – nga yjet e Gjermanisë, deri te Jack Grealish

Vendime të rënda u morën nga përzgjedhësit në të gjithë kontinentin e vjetër,  teksa ata po zbulojnë skuadrat e tyre për Euro 2024.

Jack Grealish ishte emri më madh që u zgjodh fillimisht nga Gareth Southgate për t’u hequr pastaj kur shefi e Anglisë shkurtoi skuadrën nga 33 në 26 veta.

Por ylli i Manchester City nuk ishte i vetmi yll që mbeti “i shkatërruar” pasi skuadrat u zvogëlua.

SunSport ka zgjedhur 11 yje që nuk janë zgjedhur nga përzgjedhësit e kombëtareve – ku disa janë të lënduar.

Kjo skuadër është me siguri mjaft e mirë për të konkurruar me kombëtare të forta këtë verë.

Portier: Thibaut Courtois (Belgjikë)

Mbrojtësi i djathtë: Pedro Porro (Spanjë)

Qendërmbrojtës: Mats Hummels (Gjermani)

Qendërmbrojtës: Pau Torres (Spanjë)

Mbrojtësi i majtë: Ian Maatsen (Holandë)

Qendër-mesfushorë: Emre Can (Gjermani)

Qendër-mesfushorë: Leon Goretzka (Gjermani)

Krahu i djathtë: Michael Olise (Francë)

Sulmues i dytë: Jack Grealish (Angli)

Krahu i majtë: Marcus Rashford (Angli)

Sulmuesi: Christopher Nkunku (Francë)


Formacioni


Rezervistët: Kevin Trapp, Jarrad Branthwaite, Malo Gusto, Jurrien Timber, Raphael Guerreiro, Manuel Locatelli, Julian Brandt, Moussa Diaby dhe Joshua Zirkzee.


/Telegrafi/

Exit mobile version