Kampionati botëror ‘Rusia 2018’, ka mësuar të gjithë emrat e kombëtareve pjesëmarrëse.
Por jashtë këtij kampionati kanë mbetur shtete të mëdha por edhe lojtarë të jashtëzakonshëm.
Portali i specializuar për vlerën e futbollistëve ‘Transfermarkt’, ka publikuar formacionin më të shtrenjtë të futbollistëve që kanë mbetur pa u kualifikuar në botëror.
Në portë është portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak që ka vlerë prej 40 milionë euro dhe nuk arriti kualifikimin me Slloveninë.
David Alaba është si mbrojtës i majtë me vlerë 38 milionë euro, ndërsa në të djathtë Eric Bailly i Manchester United që nuk arriti kualifikimin me Bregun e Fildishtë dhe kushton 30 milionë.
Qendra e mbrojtjes përbëhet nga gjigantët Leonardo Bonucci 40 milionë që u eliminua në ‘Play-Off’ me Italinë e tij dhe Virgil Van Dijk i Holandës që kushton 30 milionë.
Marco Verratti me vlerë 60 milionë u eliminua me Italinë ashtu si Naby Keita që kushton 10 milionë euro më pak nuk arriti të kualifikohej me Guinean.
Mbrapa sulmuesve ndodhet talenti i madh amerikan Christian Pulisic me vlerë prej 45 milionë euro.
Ndërkohë tridenti në ofensivë përbëhet me Gareth Balen e Uellsit që ka një vlerë prej 80 milionë euro, dhe dyshja Pierre Emerick Aubameyang e Alexis Sanchez që nuk arritën të kualifikojnë Gabonin dhe Kilin, ndërsa vlera e tyre është nga 65 milionë euro. /Telegrafi/