Telegrafi

Formacioni se si mund të luajë Barcelona me Agueron, Wijnaldumin dhe disa transferime të tjera nga edicioni i ri

Barcelona tashmë ka filluar të bëjë disa ndryshime në skuadër para edicionit 2020/21.

Skuadra katalunase është duke punuar në transferime të reja dhe tashmë ka realizuar disa.

Sergio Aguero dhe Eric Garcia janë të përfunduar, gjersa në ditët e ardhshme priten edhe marrëveshjet e tjera.

Lexo po ashtu Plani ‘dredharak’ i Barcelonës me Coutinhon, duke ia ofruar brazilianin Liverpoolit

Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohen si lojtarë të Balugranasve.

Ronald Koeman do të ketë disa lojtarë mjaftë cilësorë në dispozicion, duke ditur edhe për formën që kanë shfaqur te skuadra ku ishin dhe janë aktualisht.

Lexo po ashtu Në prezantimin te Barcelona, Aguero befasisht zbulon edhe të ardhmen e Messit

Trajneri holandez me lojtarët që mund t’i posedojë parashihet të luajë në skemën 5-2-3:

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Alba, Lenglet, Garcia, Pique, Dest, De Jong, Wijnaldum, Messi, Aguero, Depay. /Telegrafi/