Emërimi i Mauricio Pochettinos si trajneri i ri i Paris Saint-Germain ka shkaktuar thashetheme në lidhje me qëllimin e skuadrës së Ligue 1 për të krijuar një formacion të super yjeve që synon fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve.
Sergio Ramos dhe Lionel Messi janë shfaqur si objektiva të mundshëm të transferimit për PSG-në, pasi kontratat e tyre do të përfundojnë në qershor dhe asnjë nga dy yjet e La Ligas nuk kanë rënë dakord të rinovojnë akoma.
Sipas mediumit The Sun, Pochettino po shikon gjithashtu mundësinë e transferimit të ish-dy lojtarëve të tij të Tottenhamit, Dele Alli dhe Hugo Lloris.
Nëse PSG arrin të sjellë të gjitha caqet e lartpërmendura të transferimit, ata do të arrijnë të krijojnë një nga skuadrat startuese më mahnitëse në Evropë.
Në rast se vazhdojnë me këto nënshkrime, formacioni i tyre titullar mund të përbëhet nga Hugo Lloris, Colin Dagba, Marquinhos, Sergio Ramos, Mitchel Bakker, Marco Verratti, Idrissa Gueye ose Leandro Paredes, Dele Alli ose Angel di Maria, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.
PSG tashmë ka nxjerrë në shitje disa lojtarë për të mbledhur 60 milionë euro për të balancuar librat e tyre financiar dhe të jenë në gjendje të forcojnë më tej skuadrën e tyre verën e ardhshme.
Nëse ata arrijnë të sjellin lojtarë të tillë si Messi, Ramos dhe Lloris, ata do të konsiderohen si favoritë kryesorë për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në sezonin 2021/22. /Telegrafi/