Gjatë stërvitjes së Shqipërisë, përzgjedhësi Sylvinho ka testuar formacionin me të cilin pritet që të zbresë në “Signal Iduna Park” për ndeshjen ndaj Italisë.
Kjo është ndeshja e parë për Shqipërinë në EURO 2024, e cila luhet më 15 qershor në orën 21:00 në Dortmund.
Grupi i “kuqezinjve” është i plotë, me të gjithë lojtarët që janë shfaqur shumë në formë në stërvitje dhe lufta për formacion në disa pozita është e ndezur.
Sa i përket formacionit me të cilin mund të luajë Shqipëria, Sylvinho ka vetëm dy dyshime, i pari në mbrojtje, ndërsa ende nuk ka vendos kë do të aktivizojë nga minuta e parë mes Arlind Ajetit dhe Ardian Ismajlit.
Dilema e dytë është në sulm, ku në pikëpyetje janë Armando Broja dhe Rey Manajt, se kush do të jetë titullar.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Berisha; Hysaj; Ajeti (Ismajli); Gjimshiti; Mitaj; Asllani; Ramadani; Bajrami; Asani; Broja (Manaj); Seferi.
/Supersport/