Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Realit me Sterlingun, Pogban e Upamecanon

(Foto: Getty Images/Guliver/The Sun)

Janë rritur spekulimet për mundësinë e kalimi të Raheem Sterlingut te Real Madridi, pasi anësori i Manchester Cityt është fotografuar me një fanellë të Los Blancos mbi supe derisa jepte një intervistë për gazetën spanjolle, AS.

25-vjeçari ka thënë se është i lumtur te klubi aktual, mirëpo nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit në të ardhmen, derisa fliste për historinë e klubit mbretëror.

SunSport ka raportuar se Reali po përgatit ofertë për Sterlingun, ndërkohë që City e ka të vështirë ta mbajë kur kihet parasysh se nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve në dy vitet e ardhshme.

(Foto: AS)

“Tash jam te City dhe jam vërtet i lumtur. Por, them që Real Madridi është një klub fantastik, kur e sheh fanellën e bardhë e kupton se për çfarë është ky klub, është diçka gjigante”, është shprehur lojtari.

Lexo po ashtu Po kërkohet me ngulm nga Reali, Sterling i jep shpresë madrilenëve: Është një klub fantastik

Me Strelingun, me shumë të përfolurin Paul Pogba (Manchester United) dhe mundësinë e zëvendësimit të kapitenit Sergio Ramos me 21-vjeçarin Dayot Upamecano (RB Leipzig), formacioni i Zinedine Zidane do të ishte i frikshëm. /Telegrafi/

(Foto: The Sun)