Me Bayern Munichun tani pesë pikë prapa Bayer Leverkusenit të pamposhtur në Bundesligë dhe tashmë jashtë DFB-Pokal, puna e Thomas Tuchel në klubin gjerman duket të jetë më e rrezikuar se kurrë.
Harry Kane me siguri tashmë është duke pritur për ish-trajnerin e tij Jose Mourinho, i cili dëshiron të marrë drejtimin e Bayernit dhe madje filloi të mësojë gjermanisht për këtë rast.
Bayerni nuk ka gjasa të ketë mungesë të trajnerëve elitar nëse Tuchel shkarkohet, kështu që mund të jetë çdo emër i madh trajner i ardhshëm i Bavarezëve.
Megjithatë, le t’i hedhim një sy ekipit të mundshëm të Bayernit me Jose Mourinhon. Ky ekip meriton vëmendjen tuaj sepse është interesante.
Jose Mourinho përdori një formacion 3-5-2 te Roma dhe ndoshta do ta përdorë atë në Bayern nëse bashkohet realisht.
Në mbrojtje, formacioni transformohet lehtësisht në 5-3-2 për shkak të Noussair Mazraouitit të palodhur dhe Alphonso Daviesit të shpejtë.
Sa i përket pozicioneve të mesfushorëve qendror, dyshja Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich ka kuptim me këtë të fundit një nga lojtarët më të preferuar të Mourinhos.
Lojtari për rolin e mesfushorit sulmues do të zgjidhet mes Jamal Musialës dhe Thomas Muller. Talenti Musiala është qartë përpara Mullerit në aftësi si driblimi dhe pasimi. Megjithatë, Mourinhos i pëlqen lojtarët e moshuar, kështu që përvoja e Muller mund të jetë vendimtare për atë pozicion.
Nuk ka nevojë të shpjegohet pse Harry Kane do të ishte sulmuesi në 11-shen e Mourinhos. Sa i përket sulmuesit të dytë, duhet të jetë Leroy Sane për shkak se ai po luan një nga sezonet më të mira në karrierën e tij. Ai duhet të jetë në formacionin titullar duke qenë një lojtar kyç për Bayernin tani.
Sa i përket rolit të qendërmbrojtësve, emri i Eric Dier mund t’i befasojë. Por, të qenit ai në formacionin fillestar ka plotësisht kuptim. Dier flet rrjedhshëm portugalisht dhe Mourinho ka tendencë të kalojë në portugalisht kur fjalori i mungon në një gjuhë të huaj, kështu që Dier mund të drejtojë idetë e Jose.
Dy vendet tjera do të jenë të rezervuara për Matthijs de Ligt në qendër dhe Kim Min-jae në të majtën e treshes mbrojtëse. /Telegrafi/