Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Feronikelit kundër Milanit

Kampioni i Kosovës, Feronikeli

Feronikeli do të jetë nikoqir i Milanit në një ndeshje luksi miqësore.

Rossonerët për herë të parë kanë zbarkuar në Kosovë dhe do ta luajnë një takim miqësor në stadiumin Fadil Vokrri.

Skuadra e trajnerit Dejan Vukiqeviq do të tentojë befasinë ndaj kampionëve të shumëfishtë italian.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Milanit për miqësoren ndaj Feronikelit - luajnë yjet, debuton Leao

Feronikeli pritet të luaj edhe në këtë takim me formacionin e zakonshëm 4-2-3-1. Florian Smakiqi do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Islami, Lladrovci, Prekazi dhe Yll Hoxha. Në mesfushë do të jenë dyshja Albert Dabiqaj dhe Bojku.

Në qendër të sulmit do të jetë Kastriot Rexha, i ndihmuar nga treshja Hoti, Carioca dhe Fazliu.

Formacioni i mundshëm i Feronikelit: Smakiqi, Islami, Lladrovci, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Fazliu, Hoti, Crioca, Rexha. /Telegrafi/