Arsene Wengerit i duhet të bëjë pa disa mungesa të theksuara në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, por pritet të hedh në fushë një formacion të fortë me plot yje, ndër ta edhe Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Arsenal përballet me Manchester United në një përplasje të madhe të Ligës Premier, të shtunën, ku Gunners kanë mundësi për të prodhuar një hendek prej nëntë pikëve epërsi ndaj skuadrës së Jose Mourinhos.
Djelmoshat e Arsene Wenger janë të pamposhtur në kampionat që prej humbjes nga Liverpooli në gusht dhe të dhënat individuale të francezit ndaj Mourinhos janë diçka që do të duan të vënë të drejtën në Old Trafford, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, Wenger nuk do ta ketë edhe aq të lehtë pasi ka probleme me disa mungesa të theksuara në formacion, ku do t’i duhet të bëj pa Hector Bellerinin e lënduar dhe Santi Cazorlan dhe Francis Couqeline.
Pjesë e formacionit titullar priten të jenë dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, teksa nuk mungojnë as Mesut Ozil, Alexis Sanchez dhe Laurent Koscielny. /Telegrafi/